Destinacionet
Profesionistë në transportin ndërkometar të udhëtarëve me eksperiencë 10 Vjeçare
Napoli
Napoli është një qytet Italian, kryeqytet i Provincës së Napolit dhe rajonit Kampania.
Napoli ndodhet në një pozitë pothuajse qendrore në gjirin e Napolit, midis Vezuvit dhe fushës vullkanike të Campi Flegrei. Ai është qyteti i tretë italian për nga popullsia pas Romës dhe Milanos, si dhe zemra e një nga zonave metropolitane më të populluara në Europë, dhe i katërti në prodhimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, pas Torinos.
Milano
Milano (italisht Milano, dialekti milanez Milan [milàn]) është qyteti i dytë më i madh i Italisë, kryeqyteti i Provincës së Milanos dhe rajonit të Lombardisë në Italinë Veriore.
Milano ka rreth 1,3 milion banorë, provinca e Milanos ka rreth 3,1 milion banorë dhe zona metropolitane (nga italianët quhet "Grande Milano") jetojnë rreth 7 milion banorë.
Capri
Capri është një ishull ndodhet në detin Tirren jashtë Gadishullit Sorrentine , në anën jugore të Gjirit të Napolit në rajonin e Campania të Italisë . Qyteti kryesor Capri që ndodhet në ishull ndan emrin. Ajo ka qenë një vendpushim që nga koha e Republikës Romake .
Roma
Roma është kryeqyteti i Italisë, kryeqyteti i rajonit Lacio dhe kryeqendra e Provincës së Romës. Me mbi 2.900.000 banorë në 1,285.3 km2 (496,3 sq mi), ajo është edhe qyteti më i madh dhe më i populluar i vendit. Qyteti është i vendosur në pjesën qendrore-perëndimore të gadishullit italian, në lumin Tiber.
Torino
Torino është një qytet italian me reth 883.000 banorë (2017), kryeqendër e Provincës së Torinos dhe e rajonit Piemonte. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 130,34 kilometra katrorë, zona urbane e cila përfshin qytetet pranë kryeqendrës shtrihet në 1127 km², duke krijuar kështu një zonë të vërtetë metropolitane, prej 1.700.000 banorësh.
Trentino
Trentino-Tiroli Jugor është një rajon autonom në Italinë veriore.
Përbëhet nga dy provinca: Trento, në të cilën jetojnë folësit e gjuhës italiane dhe Tiroli Jugor, ku jetojnë folësit e gjuhës gjermane. Kjo zonë ishte pjesë e Austro-Hungarisë deri në aneksimin nga Italia në vitin 1919.
Trieste
Trieste është një qytet dhe port detar në Italinë veri-lindore. Trieste ndodhet në fund të një rripi të ngushtë toke që shtrihet midis detit Adriatik dhe kufirit të Italisë me Slloveninë. Për shkak të vendndodhjes në skajin e Gjirit të Triestes ku kryqëzohen kulturat gjermanike, latine dhe sllave, gjatë gjithë historisë Trieste ka qenë e ndikuar nga këto kultura.
Bergamo
Bergamo është një qytet dhe komunë në rajonin e Lombardisë, në veri të Italisë. Qyteti ka rreth 120,000 banorë dhe ndodhet 40 kilometra larg Milanos.
Bergamo e lart esht pjesa historike e qytetit dhe esht rrethuar nga mure te ndertuara nga Celtet.Nga Bergamo e lart mund te shifet gjith qyteti i ri i quajtur Bergamo e ulet.